Sport Ndërkombëtar

Rritet vlera e Brojas, pas paraqitjeve të mira

Pas performancave të mira vlera e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Brojas është rritur dukshëm.

Sipas transfermarkt vlera e sulmuesit është rritur.

Vlerësimi i tij i mëparshëm ka qenë 9 milion euro dhe tani është rritur në 18 milionë.

Për nga vlera ai renditet i dyti në kombëtaren e Shqipërisë, pas vetëm Berat Gjimshitit.

Derisa 18 milionë kushton edhe qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla.

Në këtë sezon Broja ka 9 gola në 31 ndeshje, ndërkohë kontrata e tij me Southampton skadon më 31 maj të këtij viti, kur ai pritet të rikthehet te Chelsea./Shqip.com