Lajme Botë

Rritet popullsia e Kanadasë, shkak emigracioni

Për herë të parë, gjatë vitit që lamë pas, popullsia e Kanadasë është rritë me mbi një milion njerëz.

Sipas Statistic Canada, popullsia e Kanadasë u rritë nga 38,516,138 në 39,566,248 banorë.

Rritja është nxitur edhe nga përpjekjet e Qeverisë për të rekrutuar emigrantët në mënyrë që të rritet edhe fuqia punëtore.

Ndërsa, sipas njoftimeve migrimi ndërkombëtar ka bërë që të rritet popullsia në të gjitha vendet e zhvilluara.

Kryeministri Justin Trudeau ka bërë përpjekje për të tërhequr më shumë emigrantë në vend që nga marrja e pushtetit në vitin 2015.

Qeveria në vitin e kaluar ka njoftuar se ka një plan për të mirëpritur gjysmë milioni emigrantë deri në vitin 2025, shkruan BBC.

Qeveria kanadeze ka pranuar gjithashtu njerëz të prekur nga konflikte si lufta e Ukrainës, kriza humanitare në Afganistan dhe tërmetet e vitit 2023 në Turqi dhe Siri.

Me rritjen e popullsisë do të thotë se Kanadaja tani do të renditet e para midis 38 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në këtë aspekt gjatë vitit 2022.

Vlen të theksohet se Kanadaja është edhe vendi me rritjen më të shpejtë të popullsisë nga të gjitha vendet e G7.

/Shqip.com