Ekonomi

Rritet përsëri çmimi i naftës, një litër shkon deri në 1.73 cent

Çmimi i naftës

Çmimi i naftës në disa pika në Kosovë ka pësuar rritje – 1. 73 cent për litër.

SHQIP.com ka kontaktuar me pronarin e një pompë të derivateve, i cili ka pohuar se çmimi është rritur prapë në dy ditët e fundit.

“Çmimi është rritur në dy ditët e fundit, çmimet aktuale i kemi dizelin 1.68 – 1.73 si dhe naftën 1.53- 1.55”, ka treguar ai.

Ndërsa, Kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, Fadil Berjani për SHQIP.com ka thënë se kjo o rritje e lehte dhe se  janë kompanitë që vendosin për çmimet dhe qytetarët vendosin se ku shërbehen.

“Çmimin e përcakton çdo kompani siç dëshiron, qytetari ka mundësi të furnizohet me çmimin më të lirë që është në treg se ka pika të cilat i kanë më të lira e disa më shtrenjtë. Jemi shteti më i vogël në botë më së shumti pika të karburanteve”.

Ai ka komentuar edhe pakon e re të sanksioneve nga Bashkimi Evropian për Rusinë që përfshin një ndalim të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

Berjani ka thënë se kjo nuk paraqet ndonjë problem, pasi Kosova nuk furnizohet me naftë nga Rusia.

“Problem Kosova nuk mund të ketë aspak sa i parket embargos nga Rusia, sepse Rusisë Kosova i ka bërë embargo kaherë, Kosova nuk furnizohet nga Rusia pra nuk ndikon kjo në çmimet në tregun e Kosovës. Ne e përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje Berjani.

Ndryshe, në Kosovë përveç çmimit të naftës janë rritur edhe ai i produkteve esenciale, vajit, pemëve, perimeve dhe shume produkteve tjera./SHQIP.com