Lajme Psikologia Mimoza Shahini thotë se qëndrojnë edhe arsye të tjera përveç mungesës së planifikimit. Ajo përmend anën financiare dhe karrierën.

Rritet për 57 për qind numri i aborteve- shkaktar kryesor mungesa e planifikimit

Aborti

Rastet e kryerjes së aborteve në vend janë rritur.

Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë kryer 56 aborte.

Kjo shënon një rritje prej 57 për qind për këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, kur gjatë tërë vitit ishin kryere 88 aborte.

Drejtori i Klinikes së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli për SHQIP.com tha se arsyeja kryesore është shtatzënia e paplanifikuar.

“Numri i aborteve për vitin 2021 ka qenë 88 ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2022 është 56 të tilla. Rastet më të shpeshta janë mungesa e planifikimit dhe shtatzënitë e shumëfishta”.

Mosha mesatare e grave që abortojnë rezulton të jetë e rritur.

“Mosha mesatare  e grave që kanë abortuar është 25-30 vjeçare, por që fatmirësisht asnjë nuk ka rezultuar me fatalitet”.

Gjinekologia: Nevojitet vetëdijesim mbi masat mbrojtëse

Për ta parandaluar shtatzëninë e padëshiruar, gjinekologia Avdije Hoti thotë se duhet të përdorën masa mbrojtëse.

Madje, tek qiftet e reja ajo thotë se konsultimi paraprak është i nevojshëm për t’u informuar mirë për marrëdhënien seksuale.

“Është më së e nevojshme që të përdoren masat mbrojtëse që të mos vie deri të shtatzënia e padëshiruar. Si e tillë edhe rastet e abortit janë më të pakta”.

Në anën tjetër, psikologia Mimoza Shahini thotë se qëndrojnë edhe arsye të tjera përveç mungesës së planifikimit.

“Arsyeje financiare janë edhe një nga arsyeje kryesore, pasi çiftet e reja kanë më shumë sfida dhe një pjesë e tyre dëshirojnë të jetojnë në familje më të ngushta, mandej planifikimi i çerdhes, edukimi e shumë gjëra tjera bëjnë që ata të kenë frikë nga sfidat e reja. Si arsyeje tjetër është edhe karriera është një nga shkaktarët kryesorë që shtynë çiftet edhe të mendojnë për krijimin e familjeve.

Për t’i evituar pengesat, Shahini thotë se gjatë planifikimit është i nevojshëm konsultimi me psikolog.

“E para e punës për shkak që dinamikat sociale kanë ndryshuar, i bie që një familje të përballët me shumë sfida, sidomos familjet e reja. Është e nevojshme që çiftet e reja para se të marrin një vendim për të pas një fëmije edhe të përgatiten për të dhe këtë mund ta bëjnë duke u këshilluar me një psikolog ose doktorin. Ka çifte që marrin gjërat më të mëdha se sa që janë andaj edhe këshilli bënë që ata të heqin dorë nga abortimi i fëmijës pasi ata janë edhe të rijnë dhe kanë frikë nga sfidat e reja që i presin”, tha tutje ajo.

Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në javën e 20-të të zhvillimit të bebes.

Përveç në institucione publike, aborti mund të kryhet edhe në një pjesë të spitaleve private.

Megjithatë se sa është numri i tyre në spitale private nuk ka të dhëna të raportuara në Ministri të Shëndetësisë./ SHQIP.com