Lajme Botë

Rritet numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal ka shkuar në 68.

Në aeroplan kanë qenë gjithsej 68 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit që në total i bie të kenë qenë 74 persona.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, nga të vdekurit, 37 ishin burra, 25 gra, tre fëmijë dhe tri foshnja.

Ndërsa, ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur që të gjejnë edhe tetë pasagjerët e fundit për të cilët thuhet se kanë pak shpresa.

Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal tha se ishte “thellësisht i trishtuar nga aksidenti i trishtueshëm dhe tragjik.”

“Unë i bëj thirrje sinqerisht personelit të sigurisë, të gjitha agjencive të qeverisë së Nepalit dhe publikut të përgjithshëm për të filluar një shpëtim efektiv,” tha Dahal në Twitte, raporton CNN.

Yeti Airlines e Nepalit tha se po anulonte të gjitha fluturimet e rregullta të hënën, dhe 16 janari do të jetë ditë zie.

Incidenti i së dielës ishte përplasja e tretë më vdekjeprurëse në historinë e vendit himalajan, sipas të dhënave nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit. Të vetmet incidente në të cilat u vranë më shumë njerëz ndodhën në korrik dhe shtator 1992. Këto përplasje përfshinë avionë të drejtuar nga Thai Airëays dhe Pakistan International airlines dhe lanë respektivisht 113 dhe 167 të vdekur.

Vendi himalajan i Nepalit, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta të botës, përfshirë Everestin, ka një rekord aksidentesh ajrore. Moti i saj mund të ndryshojë papritur dhe pistat e ajrit zakonisht janë vendosur në zona malore të vështira për t’u arritur.

/Shqip.com