Rritet numri i nxënësve në shkollat private
Publikuar:
(06.05.2022 12:39:24)
Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Pupovci gjatë një konferencë për media ka folur edhe për rritjen e numrit të nxënësve në shkollat private.
Gjatë konferencës për media, Pupovci është shprehur se tashmë është rritur numër i nxënësve nëpër shkolla private nga 1 në 5 %.
‘’Dikur numri i nxënësve në shkollat private ka qenë 1 % ndërsa tash ky numër është rritur në 5 %.’’
Sipas Pupovcit në sektorit publik numri i nxënësve arrin shifrën në 95 %.
Po ashtu gjatë konferencës për media është bërë e ditur se Testi i Maturës pritet të mbahet me 18 qershor ndërsa Testi i Arritshmërisë pritet të mbahet me 4 dhe 14 qershor./Shqip.com