Rritet norma e kredive në Kosovë

Numër i madh i qytetarëve kanë raportuar për rritje të normave të kredive nga bankat komerciale në vend.
Rritja e normave të kredive ka filluar të ndodh fillimisht për kreditë ekzistuese që kanë qenë me normë variabile.
Ndërkohë, rritje të normës së kredive ka edhe në kreditë e reja.
Sipas të dhënave të muajit shtator të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi të reja, ishte 6.28%. Në muajin gusht norma mesatare ishte 5.99%, aq sa ishte edhe në shtatorin e një viti më parë.
BQK ka deklaruar se me ligjin aktual, nuk ka mundësi të ndërhyjë në përcaktimin e normave të interesit, pasi atë e bënë ekonomia e lirë e tregut.
Ndërkohë, në duart e anëtarëve të Komisionit për Buxhet janë propozimet për ndryshimet e ligjit, përmes të cilave do t’i mundësohej BQK-së të përcaktoj normën e kredive për disa pako dhe çmimet për disa shërbime.
/Shqip.com