Lajme

Rriten rastet me COVID-19, shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë nga sot me mësim online

Ilustrim

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kaluar në mësim online.

Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus, përcjell Shqip.com.

“Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Shkolla fillore “Ismail Qemali”

Ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT./Shqip.com