Lajme

Rriten rastet e dhunës në familje

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës që kanë ndodhur në disa qytete.

Sipas raportit të Policisë, nga rastet e dhunës kryesisht kanë pësuar gratë, viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor ndërsa të dyshuarit për shkaktimin e dhunës janë intervistuar.

Gjeni më poshtë rastet e dhunës që janë raportuar brenda 24 orëve:

Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Pejë 08.05.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi kosovar deklaron se djali dhe bashkëshortja e tij i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 08.05.2023 – 12:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/Shqip.com