Ekonomi

Rriten ndjeshëm çmimet e prodhimeve blegtorale

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat në lidhje me çmimet e prodhimeve blegtorale për tre muajt e parë të 2023-ës.

Në këtë periudhë çmimet pësuan rritje 16.89%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6.45%.

Pjesë e indeksit të çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në

prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Ndërsa, në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

/Shqip.com