Lajme

Rrahje mes dy vajzave të mitura në Gjakovë

Një rrahje midis dy vajzave të moshës së mitur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Mund të ju konfirmojë se sot dy vajza të mitura janë shoqëruar në Stacionin Policor-Gjakovë pasi kishin sulmuar njëra tjetrën në stacionin e autobusëve në Gjakovë” ka thënë Elezaj.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të Prokurorit kompetent është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

/Shqip.com