Lajme Botë

Rrëzohet qeveria holandeze, shkak kriza e emigrantëve

Rrëzohet qeveria holandeze, kështu ka shkruar mediumi i madh BBC. Kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes midis partive të koalicionit mbi krizën e emigrantëve.

Palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje në bisedimet e krizës, të kryesuara nga kryeministri Mark Rutte.

Rutte synonte të kufizonte kërkesat e azilkërkuesve për të sjellë familjet e tyre në Holandë, por planet e tij kanë zemëruar dy nga katër partitë në koalicionin qeverisës të konservatorëve dhe liberalëve.

Ndërkohë, zgjedhjet e reja mund të mbahen në vjeshtë.

/Shqip.com