Rrëzohet nga skelet, punëtori i ndërtimit lëndon dy këmbët

Një person ka lënduar të dyja këmbët në vendin e tij të punës në Prishtinë, njofton Shqip.com.
Siç raporton Policia e Kosovës, derisa ishte duke punuar, viktima u lëndua pasi u rrëzua nga skelet.
Ai ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve, janë rrëzuar edhe dy punëtorë të tjerë, por që nuk kanë pësuar lëndime.
I lënduari i vetëm në këtë rast ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së, nga ku edhe është lajmëruar policia.
Ai vazhdon të jetë në trajtim mjekësor.
“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët. Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. /Shqip.com