Lajme Botë

Rrëzohet në ishullin japonez avioni ushtarak amerikan me 8 anëtarë në bord

Një avion ushtarak me tetë anëtarë në bord është rrëzuar në ishullin japonez Yakushima.

Zyrtarët thanë se mbetjet e CV-22 Osprey ka janë gjetur në ishullin Yakushima. Transmetuesi japonez NHK tha se Osprey po përpiqej të ulej në aeroportin Yakushima. Motori i majtë i avionit kishte shpërthyer në flakë.

Mendohej se avioni ishte nisur nga baza ajrore Yokota në Tokio në bazën Kadena në Okinawa.

Osprey është një avion që mund të funksionojë si një helikopter dhe një avion turboprop. Ai ka qenë i përfshirë në një varg aksidentesh fatale gjatë viteve.

Në gusht, një tjetër Osprey u rrëzua në Australinë veriore gjatë një stërvitjeje ushtarake për trupat me bazë në vend, duke vrarë tre marinsa amerikanë nga 23 në bord.

Në vitin 2017, tre marinsa u vranë kur një Osprey u rrëzua pasi preu pjesën e pasme të një anijeje transporti ndërsa përpiqej të zbriste në det në brigjet veriore të Australisë.

/Shqip.com