Lajme Botë

Rrëzohet helikopteri me 6 pasagjerë në ishullin Sotra në Norvegji

Shërbimet e shpëtimit të Norvegjisë ishin në gatishmëri pasi një helikopter që kishte transmetuar një sinjal shqetësimi pranë ishullit Sotra, në perëndim të Bergenit, humbi nga radari sonte.

Po vijon një operacion shpëtimi për personat e helikopterit, pas raportimeve se ata janë lokalizuar në zonën detare.

Sipas raportimeve në bordin e helikopterit ndodheshin gjashtë persona. Siç shkruajnë mediat norvegjeze, gjashtë pasagjerët e rikuperuar nga deti janë dërguar në spital, pa dhënë aktualisht informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Gazeta Stavanger Aftonblad raportoi më herët se helikopteri i përkiste kompanisë Bristow.

/Shqip.com