Lajme

Rrezikoi jetën e dy qytetarëve në Gjilan, suspendohet nga detyra kapiteni i policisë

Ilustrim

Për shkak të vozitjes jo të kujdesshme, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është rrezikuar jeta e dy qytetarëve në Gjilan.

Por, i dyshuari për rastin ka dal që të jetë një zyrtarë policor i cili kishte edhe gradën e kapitenit.

Sipas njoftimit të PK-së, lidhur me këtë është njoftuar Inspektorati Policor e me ç’rast është bërë suspendimi i zyrtarit i cili ka rezultuar që me veturën e tij jozyrtare ka vozitur nën ndikimin e alkoolit.

“Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët dje në orët e mbrëmjes për një vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve .Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit). Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin. Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë  testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa, rasti ndaj zyrtarit të PK-së, është iniciuar “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”. Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt”.

Tutje, thuhet se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

/Shqip.com