Sport Shqiptar

Rrezikohet vazhdimi i garave në futbollin e Kosovës

Vonesa e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës mund të ketë pasoja të paparashikueshme, madje edhe ndërprerjen e garave. Kjo do të ndodhë, së paku sipas trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, nëse FFK nuk licencohet deri më 31 mars.

Më herët (sot) ka përfunduar takimi i klubeve në zyrat e FFK-së, derisa 27 klube kanë qenë prezente për të diskutuar rreth procesit të licencimit të FFK-së.

Pas takimit trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka dhënë një prononcim të shkurtër për Kanal10, derisa paralajmëroi ndërprerjen e garave pas datës 31 mars.

“Në rast se nuk përfundon procesi i licencimit deri me datën 31 mars atëherë klubet janë dakorduar që të mos vazhdojnë më garat”, është shprehur Tahir Batatina.

/Shqip.com