Lajme

Rreth 734 fermerë në Gjilan përfitojnë 140 ton farë gruri

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Gjilanit, ka njoftuar se sot ka shpërndarë 140 ton farë gruri.

Nga ky subvencionim kanë përfituar rreth 734 fermerë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se buxheti për bujqësi vitin e ardhshëm është 100 për qind më i madh në krahasim me këtë vit.

“Vëmendjen po e kthejmë edhe kah bujqësia”, ka deklaruar Hyseni.

Dje gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte për vizitë në Gjilan, ku ka takuar disa fermerë.

Kujtojmë se Kurti në vazhdimësi ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij, bujqësia do të jetë sektor shumë i rëndësishëm dhe se do rritet buxheti për të përkrahur bujqit në Kosovë./SHQIP.com

/Shqip.com