Rreth 56 mijë tifozë u mblodhën për të përshëndetur blerjen më të re të Al-Ittihad
Më shumë se 56,000 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Mbreti Abdullah”, në prezantimin e Karim Benzemasë si blerja më e re e klubit të Al Itihad-it.
Sulmuesi francez dhe fituesi i “Topit të Artë” nënshkroi një kontratë për tre sezone me ekipin që luan në ligën profesioniste saudite, e në total do të përfitojë 165 milionë Dollarë.
Përveç Benzemasë, pritet që pjesë e Al Itihad të bëhet edhe franezi tjetër, N’Golo Kante.
Sulmuesi tregoi emocionet për këtë transferim, ndërsa u largua pas 14 vitesh nga Real Madrid.
“Zgjodha Al-Itihad sepse është një klub nga ku ka ndryshime të vazhdueshme. Sapo ka fituar e është në rritje e mua më pëlqen ambicia dhe karakteri. Tifozët dhe njerëzit nga Arabia Saudite janë mjaft miqësor. Kam pasur fatin të luaj këtu. Shpresoj t’u rikthej të gjithë ngrohtësinë në fushë”.
Në Dhjetorin e shkuar, pjesë e futbollit saudit u bë ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili firmosi për Al Nasr.
Klubet saudite kanë vënë nën shënjestër emra të tjerë të mëdhenj si Sergio Busquets, Angel Di Maria, Jordi Alba dhe Sergio Ramos e po përpiqen të finalizojnë transferimet.
/Shqip.com