Ekonomi

Rreth 33 milionë euro më shumë të hyra tatimore se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se janë mbledhur 32.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore në janar-mars 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shuma e përgjithshme e të hyrave të mbledhura për këtë tremujor është gjithsejt 210.4 milion euro.

Sipas ATK-së kjo shifër tregon se janë 6.2 milion euro më shumë të hyra të mbledhura, krahasuar me planin.

“Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave, janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimin e 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore etj. Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP etj”, thuhet në komunikatë.

ATK ka njoftuar se me intensitet të shtuar do të vazhdojë rritjen e aktiviteteve në teren, me qellim të implementimit të planit operativ dhe planit të përmbushjes për vitin 2023.

/Shqip.com