Lajme

Rreth 1500 infermierë pritet që të ikin gjatë vitit 2023

Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka njoftuar se në përgatitje që të largohen nga Kosova vetëm gjatë vitit 2023 janë rreth 1500 infermierë.

Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë ka thënë se janë duke e përcjellë me shqetësim ikjen e punëtorëve shëndetësor.

“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., janë vetëm disa nga mbi 500 infermierëve të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023 janë rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalësuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në komunikatë.

Ikja e punëtorëve shëndetësor parashikohet të i sjellë para kolapsit klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.

“Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Instrumentalet, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarësisht mungesës së mjekëve”.

Kjo sindikatë, kërkon që të krijohen kushte të sigurta pune për personelin mjekësor në mënyrë që të reduktohet fluksi i ijes së tyre jashtë vendit.

“Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri”.

Sindikata e Punëtoreve Shëndetësor të QKUK-së, uron që Qeveria dhe Ministria përkatëse të reflektojë lidhur me gjendjen e krijuar.

/Shqip.com