Lajme

Rreth 150 zyrtarë serb largohen nga Gjykata në Mitrovicë

Kryetarja e gjyqësorit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç ka thënë se rreth 150  persona kanë lënë shërbimin e tyre në këtë gjykatë.

Siç raporton Kosovonline Stevanoviq tha se në gjykatë kanë mbetur vetëm punonjës nga komuniteti shqiptarë.

“Ne biseduam me kolegët tanë gjithë mëngjesin. Bashkëpunëtorët shqiptarë kanë marrë përsipër sende të një natyre urgjente. U përpoqëm t’i ndihmonim të gjithë”.

Stevanoviq tha se gjatë kohës sa punonte në GJTHM, asnjëherë nuk ka pasur probleme me kolegët e saj.

“Nuk patëm kurrë ndonjë problem me kolegët tanë, bëmë një punë të mirë, u varëm, bashkëpunuam. Kjo ishte gjykata më e mirë në rezultatet dhe e vetmja gjykatë shumëetnike në Kosovë”.

Gjatë ditës së sotme, deputetet e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se dhjetë deputetë nga Lista Serbe kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre dhe ato janë të parevokueshme.

Kujtojmë se Lista Serbe ka bojkotuar institucionet e Kosovës pas vendimit të Qeverisë për pezullimin nga puna drejtorin rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Po të njëjtën ditë, shumë pjesëtarë të komunitetit serb në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre.

Dorëheqjet e tyre kanë vazhduar edhe në ditët pasuese – në mesin e dorëheqjeve janë edhe ato të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Dje është mbajtur edhe një protestë ne veri të Kosovës në të cilën u kërkua formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Lista Serbe ka njoftuar se ata nuk do të kthehen në institucione

/Shqip.com