Lajme Botë

Rreth 100 mijë njerëz marshojnë në qendër të Londrës në përkrahje për Palestinën

Mijëra njerëz i janë bashkuar një marshimi pro-palestinez në qendër të Londrës, Angli, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund bombardimeve të Gazës nga Izraeli.

Policia Metropolitane tha se rreth 100 mijë demonstrues u mblodhën të shtunën pasdite për protestën, raporton Sky News.

Njerëzit mbanin pankarta të tilla se “Liri për Palestinën”, derisa të tjerët shpalosën një flamur gjigant palestinez dhe lëshuan flakë tymi jeshil.

Demonstrata u zhvillua pasi kalimi kufitar Rafah u hap të shtunën – duke lejuar që ndihma humanitare të kalonte nga Egjipti në Gaza.

Luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 15-të derisa mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët.

/Shqip.com