Lajme

Rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete, përfitojnë 20 komuna

Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjet me 20 Komuna përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

Krasniqi,ka thënë se do të mbështesë 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej 1 milion euro.

“Sot kam nënshkruar marrëveshjet me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro”, shkroi ministri në Facebook.

Komunat përfituese janë Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtime, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

MAPL shprehet e gatshme që do të vazhdojë të mbështesë komunat në projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen./Shqip.com