Lajme

Rreshteri lë FSK-në pasi punësohet si inxhinier në Gjermani

Uniforma e ushtarëve të FSK-së

Rreshteri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhafer Igrishta ka njoftuar sot se pas 15 vitesh shërbim ka lënë zyrtarisht punën.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se arsyeja e largimit është punësimi në Gjermani.
“Pas një shërbimin që 14 vite si Rreshter në Forcë e Sigurisë së Kosovë (FSK) nga sot e tutje edhe zyrtarisht nuk jam më pjesë e Forcës së Sigurisë Kosovës pasi që me vetë dëshirë jam larguar nga kjo Forcë për arsye se kam lidhur një kontrat pune si Inxhinier i Elektronteknikës në shtetin e Gjermanisë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai tha se për gjatë këtyre 14 viteve shërbim ka qenë pjesë e dy misioneve jashtë vendi ku ka theksuar misionin e fundit për shpetimi të njerzve në Turqi, për të ndihmuar të mbijetuarit nga tërmeti.

Në fund ai u ka uruar suksese kolegëve si dhe integrimin sa më të shpejt në NATO.

/Shqip.com