Lajme

Rrëmbehet një burrë në Fushë-Kosovë, arrestohen 3 të dyshuarit

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë rrëmbyer dje një burrë në Fushë-Kosovë, të cilin e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të holla.

Të dyshuarit për këtë rast, tashmë janë dërguar në mbajtje.

“Rrëmbim – Fushë Kosovë 19.01.2024-19:30. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

/Shqip.com