Lajme

Rrëfimi i nënës që humbi dy djemtë dhe burrin në luftën e fundit në Kosovë

Luljeta Sharani, nga komuna e Gjakovës
Luljeta Sharani, nga komuna e Gjakovës

Luljeta Sharani, nga komuna e Gjakovës, i ka humbur gjashtë anëtarë të familjes së saj, më 10 maj të vitit 1999.

Në mesin e tyre, ajo ka humbur burrin e saj dhe dy djemtë. Ajo e kujton si sot, maltretimi që u është bërë asaj dhe familjes. Gjithçka kishte filluar më 9 maj të vitit 1999, një ditë para zhdukjes së familjarëve të saj, për të mos i parë më kurrë të gjallë.

Në këtë datë, ushtria serbe i kishte hyrë familjes Sharani në oborr, duke i maltretuar fizikisht e psiqikisht.

Më 9 maj filloji tragjedia në familjen Sharani, kur hyn në orën 17 ushtria, na maltretuan në forma të ndryshme. Na urdhëruan të dalim jashtë në rrugë, prej vjehrrës që ishte më e vjetra, deri te visari më i riu që ishte. Dy kunetët dhe dy fëmijët i ndalën te dera, neve na shtrin për toke dhe duart për mure, i kishin automatet te ngritura sikurse të gjironin filma”, tha ajo, raporton Dukagjini.

Ajo rrëfeu, se përpos dhunës e torturave, ushtarët serbë edhe i plaqkisnin shqiptarët. Për këta arsye, ajo ka treguar që burrat mbanin të holla në gjep, në mënyrë që nëse ndaleshin nga serbët, t’ua jepnin paratë e të liroheshin nga ta.

Sharani, tregoi se dy djemtë e saj ishin në gjendje të bashkoheshin me UÇK-në, por për shkak të mungesës së armëve, nuk shkuan të luftonin me ta.

Bërtisnin, na plaçkitën. Burri dhe djemtë kishin të holla në gjepa, arsyeja pse i mbanin të hollat, sepse kishin dëgjuar se nëse i japin të holla, sepse ishin të etshëm për të hollat, me i depërtu apo me u largu. Djemtë kanë qenë kategorik të flaktë, të mos largohen, donin t’i bashkoheshin UÇK-së, por armë nuk kish të mjaftueshme dhe mbetëm deri më 9 maj në shtëpi”, u shpreh Sharani.

Ajo e rrëfeu një moment, kur i kishte parë dy djemtë e saj të shtritë në tokë. Me t’i parë në atë gjendje, nëna e tyre ishte gjuajtur mbi ta.

Kur na qitën në rrugë, kur i pashë valonin dhe visarin shtritë përtokë, u gjuajta në mes të tyre”, tha ajo me gjysmë zëri.

Sharani, tregoi edhe një moment delikat, ku djali i saj, Valoni, kishte refuzuar të fliste me ushtarët serbë, edhe pse ata ia thirrnin emrin.

Valoni ka lind në Prizren, në atë vit ka pasur renovim spitali i Gjakovës, kemi shku në Prizren, në letërnjoftim, shkruajke në Prizren. Kur i morën ID-të, ushtria serbe, po shohin Prizren dhe po pyesin kush është prej Prizrenit. Prita që djali të lajmërohet, por nuk folke. Po i them Valon me ty e kanë, lajmrohu. Më tha, më lërë të qetë se unë nuk flas me ta. U detyrua unë, me thanë është djali im, ka lind në Prizren, por banon me ne në Gjakovë. Pastaj me toki-voki, u dëgjun duke thënë se jemi në familjen Sharani, çfarë të bëjmë me ta. E kuptum që ta thanë futni brenda”, rrëfeu mes tjerash Sharani.

/Shqip.com