Rozë

Rrëfehet Blendi Fevziu: Më ofruan post të rëndësishëm në politikë, pse e refuzova

Showman-i Blendi Fevziu nuk i ka mirë raportet me politikën.

Ka intervistuar dhjetëra në mos qindra personazhe të politikës nga nivelet më të ulëta e deri te ato më të lartat, por kjo nuk e ka bërë që të joshet nga politika.

I ftuar në “Albana Osmani Show”, Fevziu tregon se nuk ka patur kurrë në plan t’i futet politikës.

Madje ai tregon se ka refuzuar një ofertë për një pozicion të rëndësishëm drejtues rreth 10 vite më parë, por që e ka refuzuar.

Albana Osmani: Duke qenë se ke një popullaritet dhe besueshmëri në publik, ke menduar ndonjëherë të krijosh një parti politike?

Blendi Fevziu: Jo, asnjëherë. As nuk e kam patur në mend dhe as kam dashur të merrem me politikë. Kam patur oferta shumë të rëndësishme në politikë, për nivele shumë të larta, përgjigjja ime ka qenë shumë e prerë. Madje një prej ofertave para 10-12 viteve më parë, sapo ma thanë u përgjigja nuk e bëj dot, nuk jetoj dot me truproja dhe i rrethuar. E kam jetën shumë të lirë, ngrihem në mëngjes mbaroj punët e mia, i hipi avionit e shkoj në fund të botës, kthehem, takoj kë të dua, nuk e ndërtoj njëlloj jetën. Jam i disiplinuar në punën time. Ajo lloj gjëje nuk më tundon. Nuk kam asnjë lloj tundimi. E shoh që ka një aureolë për politikanët apo një impresionim të madh sidomos nga të rinjtë për politikanët. Politikanët janë mediokër, njerëz pa vlera, por jo të gjithë. Gjysma e tyre siç thoshte një miku im po t’i heqësh nga politika nuk i merr as për roje te ndërmarrja.

/Shqip.com