Lajme

Rrebesh shiu në Ferizaj

Rrebesh shiu

Rrebesh shiu ka pasur të premten mbrëma në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje në Facebook, ku shihet se reshjet e shiut ishin të shumta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga 7 deri më 12 tetor në gjithë vendin pritet të ketë reshje shiu të cilat mund të paraqesin probleme dhe vështirësi lokale, por nuk pritet që të shkaktojnë vërshime, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, IHK ka bërë të ditur se sasia më e lartë e reshjeve gjatë kësaj periudhe pritet që të jetë në pjesën Perëndimore dhe Veriperëndimore.

Po ashtu, IHK ka njoftuar se në lumenjtë kryesorë nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit./SHQIP.com