Sport Shqiptar

Rrahmani: Shpresoj që nesër të arrijmë të luajmë lojën tonë dhe t’i afrohemi me pikë Rumanisë

Kosova është duke i bërë përgatitjet e fundit për dy ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Të premten mbrëma, Dardanët janë nikoqirë të rumunëve në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe para kësaj ndeshjeje, ka dalë në konferencë për shtyp përzgjedhësi Alain Giresse si dhe kapiteni Amir Rrahmani.

“E dimë që nesër e kemi ndeshjen mos të them më të rëndësishme në këto kualifikuese, pasi e dimë se Rumania ka gjashtë pikë. Shpresoj që nesër të arrijmë të luajmë lojën tonë dhe t’i afrohemi me pikë kombëtares së Rumanisë. Nuk jemi të frikësuar, pasi jemi përballur me kundërshtarë shumë më të fortë, ne duhet vetëm të jemi vetvetja. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse e humbin këtë ndeshje jemi 90% jashtë Evropianit”, deklaroi Amir Rrahmani.

/Shqip.com