Sport Ndërkombëtar

Rrahmani pësoi një lëndim në fitoren e Napolit

Pavarësisht fitores, Napoli ka pasur edhe lajme të këqija në përballjen me Cremonese.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim muskulor.

Kapiteni i Kombëtares e filloi ndeshjen nga minuta e parë, por u detyra të dilte nga fusha në minutën e 82-të.

Napoli pas ndeshjes ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi ka tendosje muskulore në kofshën e majtë.

Rrahmani ka qenë pikë kyçe e mbrojtjes së skuadrës italiane.

Deri më tani në Serie A, ai nuk ka luajtur në vetëm një ndeshje, duke startuar në tetë përballja nga nëntë të zhvilluara.

Po ashtu 28-vjeçari ka luajtur edhe tri ndeshje në Champions League.

Pas një fillimi të vështirë kur u transferua nga Verona te Napoli, tani Rrahmani ka bërë 72 paraqitje duke shënuar pesë gola.

Napoli mposhti Cremonesen me rezultat bindës 4:1, për të marr kryesimin e Serie A.

/Shqip.com