Sport Ndërkombëtar

Rrahmani nga minuta e parë në përballjen e Napolit me Interin

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë në derbin e javës së 25-të në Serie A ndërmjet Napolit dhe Interit.

Dy ekipet në krye të tabelës do të përballen direkt me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Rreth 25 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për ta ndjekur nga afër derbin e kësaj xhiroje.

Momentalisht, Interi gjendet në vendin e parë me 53 pikë, një më pak se Napoli e Milani, por “Zikaltrit” kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në rast fitoreje sonte, Napoli do të merrte kryesimin në renditjen tabelore dhe tifozët do ta ëndërronin vërtetë “Scudetton”.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave Napoli nuk ka asnjë fitore, derisa Interi ka fituar tri herë.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui, Lobotka, Fabian Ruiz, Politano, Zielinski, Insigne , Osimhen.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Dimarco, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro Martinez.\Shqip.com