Sport Shqiptar

Rrahmani në konferencë për shtyp para ndeshjes me Eintracht Frankfurt

Amir Rrahmani është një nga protagonistët e sezonit të shkëlqyer që po zhvillon Napoli deri në këtë fazë. Të mërkurën italianët i pret një sfidë që e bën edhe më entuziazmues sezonin, pasi luhet një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Liderët e kampionatit italian e presin në shtëpi Eintracht Frankfurtin teksa fituan në Gjermani me shifrat 2-0. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, kapiteni i Kosovës theksoi se këtë sezon skuadra ka më shumë besim, ndërsa shtoi se, pavarësisht se ka shënuar shtatë gola deri më tani, mund të kishte bërë edhe tepër.

“Faza mbrojtëse nis nga sulmuesit. Më pas, në momentin që vjen radha e ne mbrojtësve është më e lehtë të largojmë topin nga zona apo edhe të nisim një aksion të ri. Është sekreti i këtij sezoni. Ndaj Eintracht është një ndeshje shumë e rrezikshme dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm”.

“E kemi parë që në Bundesliga, Eintrachti ia ka dalë në shumë raste të përmbysë ndeshjet ndaj janë të mësuar me këtë. Mendoj se janë një skuadër shumë e fortë. Këtë sezon skuadra ka më shumë besim, kjo vjen kur fiton ndeshje pas ndeshje”, ka deklaruar mbrojtësi i Kosovës.

Kuptohesh me mesfushorët dhe sulmuesit: “Varet nga mënyra se si trajneri i përgatit ndeshjet, mundohemi të kapim pikat e dobëta të kundërshtarëve. Spalletti gjithnjë na jep një ide si të mbrojmë dhe më pas të sulmojmë hapësirat. E njohim shpejtësinë e Osimhen dhe kërkojmë shpesh që ta shërbejmë”.

Paraqitja personale: “Deri më tani kam shënuar shtatë gola, por mund të bëja edhe më shumë. Vitin e kaluar falë skemave të përgatitura me stafin ia dola të shënoja katër dhe kur skemat dalin është më e lehtë të realizosh. Ky goli i fundit ishte pak më i veçantë sepse ishte edhe i vështirë”.

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: Ndjehet një përgjegjësi, edhe pse kjo është përgjatë gjithë sezonit. në kampionat kemi gjithashtu një mundësi për të hyrë në histori, në Champions e dimë që është diçka speciale për ne lojtarët dhe klubin. Shpresojmë ta mbyllim mirë”, është shprehur Rrahmani.

/Shqip.com