Sport Shqiptar

Rrahmani në formacionin e javës – në Serie A

Amir Rrahmani

Fillimi ishte i vështirë për të.

Shumicën e ndeshjeve i shikonte nga stoli.

Por, gjërat kanë ndryshuar pozitivisht për Amir Rrahmanin.

Qendërmbrojtësi shqiptar është pjesë e formacionit të javës së 23 në Serie A – pasi zhvilloi një ndeshje fenomenale kundër Salernitana.

Kjo është hera e dytë – që Rrahmani e gjen vetën në mesin e më të mirëve në elitën e futbollit italian.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti që thotë "SERIEA LA TOP XI DI TRANSFERMARKT SERIEA21/22 SERIE -GIORNATA #23 SERIEA VALORE transter markt €171.1M transter markt transter marki transfer markt T.ABRAHAM €38M .VERDE €2.2M H. MKHITARYAN €10M D. LAZOVIC €4M R. MANDRAGORA €14M D.DUMFRIES €16M J S.TONALI €35M G.CHIELLINI €1.5M A. RRAHMANI €22M M. DEMIRAL €28M B. RADUNOVIC €0.4M"
Formacioni i javës në Serie A

Përveç sigurisë së lartë në qendër të mbrojtjes, ai gjithashtu arriti që të tundë rrjetën.

Teksa, e mori notën 8.1 nga “SofaScore”. Nota më e lartë në atë takim.

Për kapitenin e Përfaqsueses së Kosovës ky gol ishte dhe një dëshmi e formës së lartë nëpër të cilën është duke kaluar në këtë kampionat.

Së bashku me Koulibalyn të pazëvendësueshëm si tandem – përjashtuar rastet e lëndimeve.

Konkurrencë për Rrahmanin, Napoli huazon mbrojtësin e Man Utd-s - Gazeta  Express
Amir Rrahmani

Amiri ka zhvilluar plot 26 ndeshje deri më tani – në të gjitha kompeticionet, teksa është autor i tre golave.

Tashmë vlera e tij – në tregun e trnasferimeve është astronomike.

Plot 22 milionë vlen kartoni i 26 vjeçarit që dikur mbronte ngjyrat e Drenicës. /Shqip.com