Sport Ndërkombëtar

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Mbrojtës i Kosovës, Amir Rrahmani është zgjedhur nga “SofaScore” në formacionin e javës 21-të në Serie A.

Skuadra e tij Napoli triumfoi në fundjavë ndaj Spezias me rezultat 3:0, teksa Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Nota e Rrahmanit ishte 7.8.

Përveç Rrahmanit, në këtë formacion është edhe Kvaratskhelia dhe Osimhen të Napolit.

Rrahmani me Napolin në këtë edicion e synon titullin kampion.

/Shqip.com