Rrahmani në formacionin e javës – në Serie A

Fillimi ishte i vështirë për të.
Shumicën e ndeshjeve i shikonte nga stoli.
Por, gjërat kanë ndryshuar pozitivisht për Amir Rrahmanin.
Qendërmbrojtësi shqiptar është pjesë e formacionit të javës së 23 në Serie A – pasi zhvilloi një ndeshje fenomenale kundër Salernitana.
Kjo është hera e dytë – që Rrahmani e gjen vetën në mesin e më të mirëve në elitën e futbollit italian.

Përveç sigurisë së lartë në qendër të mbrojtjes, ai gjithashtu arriti që të tundë rrjetën.
Teksa, e mori notën 8.1 nga “SofaScore”. Nota më e lartë në atë takim.
Për kapitenin e Përfaqsueses së Kosovës ky gol ishte dhe një dëshmi e formës së lartë nëpër të cilën është duke kaluar në këtë kampionat.
Së bashku me Koulibalyn të pazëvendësueshëm si tandem – përjashtuar rastet e lëndimeve.

Amiri ka zhvilluar plot 26 ndeshje deri më tani – në të gjitha kompeticionet, teksa është autor i tre golave.
Tashmë vlera e tij – në tregun e trnasferimeve është astronomike.
Plot 22 milionë vlen kartoni i 26 vjeçarit që dikur mbronte ngjyrat e Drenicës. /Shqip.com