Sport Ndërkombëtar

Rrahmani me shokë – e kërkojnë fitoren e parë në Serie A

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani me shokë do të zbarkojnë në fushën e gjelbër – sonte me fillim nga ora 18:30.

Napoli do të kërkojë fitoren – në udhëtim te Verona – në kuadër të xhiros së parë në Serie A.

Favoritë në letër janë mysafirët – pasi në dy përballjet e fundit kanë një fitore dhe një barazim (1-2, 1-1).

Teksa, për Rrahmanin ky takim është i veçantë për dy arsye.

Fillimisht, sepse ai e kishte djersitur fanellën e Veronës – për herë të parë në elitën e futbollit italian – para se të bashkohej me napoletanët.

Po ashtu – ai sonte do të jetë njeriu kryesor në repartin e mbrojtjes, pasi Kalidou Koulibaly është larguar drejtë Chelseat.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës – tashmë ka peshë të madhe në supe dhe mbetet të shihet si do e menaxhojë këtë situatë./Shqip.com