Sport Ndërkombëtar

Rrahmani ia dhuron fanellën ambasadorit të këtij vendi

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka vizituar Ambasadën e Italiane në Prishtinë.

Rrahmani u prit nga ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, i cili mori edhe fanellën e qendërmbrojtësit si dhuratë.

“Në ambasadën italiane, e patëm kënaqësinë të mirëpresim kapitenin e Kosovës, dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmanin. Urime për Scudetton e shumë merituar dhe gjitha të mirat me Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Rrahmani u shpall kampion me Napolin në Itali, teksa me Kosovën do të luajë dy ndeshje, fillimisht ndaj Rumanisë të premten dhe tre ditë më vonë ndaj Bjellorusisë.

/Shqip.com