Rrahmani e fiton “Derbin e Dardanëve” në Serie A

Amir Rrahmani është fitues i “Derbit të Dardanëve” në elitën e futbollit italian.
Skuadra ku ai luan, Napoli ka triumfuar ndaj Torinos së Etrit Berishës dhe Mergim Vojvodës.
Të tre ishin startues në këtë takim – që përfundoi me rezultat 1-0
Rrahmani u paraqit për 90 minuta, njëjtë sikur Berisha, teksa Vojvoda u zëvendësua në minutën e 66-të.
Përkundër humbjes së Torinos, Berisha pati një paraqitje tejet të mirë, pasi arriti ta ndalte penalitnë e ekzekutuar nga Lorenco Insigne.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Fabian Ruiz, kur po zhvillohej minuta e 73-të.
Për mesfushorin spanjoll ky ishte goli i shtatë në këtë sezon të Series A, krahas katër asistimeve.
Pas kësaj fitore, Napoli ngritet në kuotën e 73 pikëve, pas 36 ndeshjeve të zhvilluara.
Pesë më pak se Interi që është lider.
Kurse, Torino mbetet në vendin e dhjetë, me 47 pikë. /Shqip.com