Sport Shqiptar

Dikur luante në Drenicë – tash është bërë futbollisti më i shtrenjtë shqiptar

Amir Rrahmani

Karrierën e nisi në Drenicë.

Në baltë, me kushte të vështira – nuk u ndal kurrë.

Tashmë, puna i është shpërblyer dhe suksesi po flet për të.

Napoli, che sfortuna Rrahmani: è infortunato, nuovo ballottaggio in difesa
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht – futbollisti më i shtrenjtë shqiptar.

Kapiteni i Përfaqsues së Kosovës, ka ngritje në “Transfermarket” nga 22 milionë në 25 milionë euro.

Tashmë – ëndrrat që kishte dikur po i jeton në realitet.

Lideri i raprtit defanziv të Dardanëve është duke e zhvilluar një sezon fenonemale me Napolin.

Ai ka zhvilluar 27 ndeshje në Serie A dhe shtatë në Europaligë, duke qenë i pazëvendësueshëm.

Rrahmani Photos - Free & Royalty-Free Stock Photos from Dreamstime
Amir Rrahmani

Teksa, është edhe autor i tre golave.

Së bashku me shokët e skuadrës, ai po e kërkon ta ngrisë Scudetton në këtë sezon, pasi ka grumbulluar 66 pikë – pas 31 ndeshjeve të zhvilluara.

Njëjtë sa ka edhe Milani – që është lider.

Karriera e Amir Rrahmanit

Qysh nga mosha e re veçohej për punën e madhe në stërvite.

Rrahmani, aventurën e parë jashtë kufinjëve e pati në Shqipëri.

Paraqitjet e mira në Shqipëri, ia mundësuan që të kalonte në Superligën kroate – te Dinamo Zagreb, teksa një sezonë luajti në huazim te Lokomotiva.

Me Dinamon ai ishte lider në qendër të mbrotjes dhe këtë shëkqlim të tij – e vërjetën disa skuadra.

Por, Amiri zgjodhi Veronën si “shtëpinë” e tij të re . Kjo skuadër pagoi 1.5 milionë për një futbollist – që shumë shpejtë zuri vendin e titullarit.

Në këtë skuadër, Rrahmani luajti së bashku në mbrojtje me Marash Kumbullën – një tjetër yll në ngritje – nga Shqipëria.

36 ndeshja kampionale – ku e dha maksimumin në çdo minut ishin shkas për interesimin e Napolit për të.

Fillimisht, me napoletanët, ai nuk pati sukses.

Ndeshjet i shikonte nga stolit.

Madje, u raportua se shumë shpejtë do largohej nga aty, pasi Koulibaly dhe Manolas ishin tandem i pazëvendësueshëm.

Por, ai punoi në heshtje dhe duroi.

Dalëngadalë filloi të merrte minutazh. Paraqitjet solide dhe lëndimet e Manolas – bënë që Rrahmani të jetë startues.

Kur qendërmbrojtësi grek u rikthye nga lëndimi – banka rezerë ishte vend i tij. Rrahmani – Koulibaly u bë dyshja e re startuese dhe Manolas “iku” në Greqi – të Olympiacos./Shqip.com