Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës
Publikuar:
(22.04.2023 11:17:23)

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës.
Siç raporton Gianluca Di Marzio, të premten ka pasur një takim mes agjentit të mbrojtësit, Ardian Aliaj me drejtuesit e klubit napolitan, dhe kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Rrahmani thuhet se do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2027, me opsion pèr rinovim edhe për një vit.
29-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2020 dhe deri tani ka bërë 90 paraqitje zyrtare në të gjitha garat duke shënuar shtatë gola.
/Shqip.com