Lajme

Rrahje në Prishtinë, në mesin e të lënduarve edhe një femër

Sheshi "Zahir Pajaziti" Prishtinë

Pesë persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete të shtunën (21 maj) në Prishtinë.

Policia njofton se lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

“ Si pasojë, lëndime trupor kanë pësuar tre (3) prej të dyshuarve dhe viktima femër kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Shqip.com