Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona
Publikuar:
(05.10.2021 22:23:11)

Rreth orës 21:30 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Enver Maloku”, Prishtina
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se policia ka shoqëruar në stacion dy persona.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha Ahmeti
Tutje, Ahmeti theksoi se po trajtohen rrethanat e ngjarjes. /Shqip.com