Rrahje në një qendër votimi në Novi Pazar

Një qendër votimi në Novi Pazar nuk është hapur me kohë pasi ka ndodhur një rrahje.
Kështu ka raportuar kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq.
“Erdhi deri te një rrahje, siç jemi informuar nga ana e komisionit zgjedhore. Ka ardhur menjëherë tek intervenimi i Policisë. Është e jashtëzakonshme që nga 8267 qendra votimi kemi vetëm një problem që do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Dimitrijeviq.
Ndërkohë kanë votuar Aleksandar Vuçiq, që po shihet favorit për t’i fituar zgjedhjet presidenciale në Serbi e fituar edhe një mandat. Po ashtu ka votuar edhe kryeministrja në largim e Serbisë, Ana Brnabiq.
Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, zgjedhje këto që nuk do të mbahen edhe në Kosovë me vendim të ekzekutivit të vendit.
Serbët me dy shtetësi do të votojnë në Rashkë dhe në Bujanoc.
Rreth gjashtë milionë gjysmë e serbëve sot kanë të drejtë vote në Serbi.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke garuar me dy lista, duke pas si pretendim që të fitojnë katër ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Mediat serbe atje raportojnë se janë 8,255 qendra të votimit, procesi zgjedhor do të zgjas deri në ora 20:00.
Serbët do të votojnë për 19-të lista zgjedhore parlamentare, si dhe për tetë kandidatë për president./Shqip.com