Rrahje midis dy zyrtarëve në Komunën e Suharekës
Publikuar:
(13.05.2022 10:37:48)

Një rrahje midis dy zyrtarëve komunal ka ndodhur në Komunën e Suharekës.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
‘’ Një zyrtar për mërgatë në Drejtorin për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht zyrtaren në Drejtorin e Urbanizmit’’ thuhet në raportin e Policisë.
Viktima nga sulmi ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Shqip.com