Lajme

Rrahje mes disa personave në qendër të Prishtinës

Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë

Disa persona janë përfshirë të premten mbrëma në një përleshje fizike në Prishtinë, njofton Shqip.com.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova shihen tre persona duke e rrahur një tjetër.

Shqip.com ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Shqip.com