Lajme

Rrahën mes vete tri gra në Gjakovë

Rrahje

Tri gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtat dyshohet se janë rrahur mes vete si dhe kanë sulmuar një grua tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Gjakovë.

Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar edhe viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com