Lajme

Rrahen gjashtë persona në mes vete, arrestohen nga policia

Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar së ka arrestuar gjashtë persona pasi që të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete, shkruan SHQIP.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:31 në Fushë Kosovë.

Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete. Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./SHQIP.com