Rozë

Roza Lati tregon se u nda nga partneri: Ai bastard nuk më meritonte

Roza Lati

Padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar është edhe Roza Lati.

Teksa zakonisht ajo pret të ftuar në emisionin e saj “Why not”, së fundmi ajo ka qenë vet e ftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të Libertës në “Prive Summer Edition”.

Roza u pyet për jetën private kryesisht për thashethemet që kanë qarkulluar se është fejuar e cila mohoi një gjë të tillë.

Moderatorja, Roza Lati

“Nuk jam feju.Ky si si thashethem ka dal sa ishte Monika Lubonja në intervistë në “Why not” dhe po bëja shaka, dhe njerëzit e morën nga aty seriozisht. Jam ndarë, këto kohët e fundit, bastardi nuk më meritonte”, u shpreh Roza.

Përndryshe, Roza është shumë aktive me emisionin e saj ku realizon intervista me artistë të ndryshëm./Shqip.com