Roza Lati në një lidhje dashurie?
Publikuar:
(16.10.2022 19:54:45)

Jeta e moderatores Roza Lati, gjithmonë ka qenë e hapur dhe e njohur për publikun.
Së fundmi, në puntatën e emisionit “E Diell”, së bashku me astrologen Meri Shehu ajo u përfshi në një debat për shenjat e horoskopit.
Në fund, Meri ngacmoi duke e pyetur “Përse nuk je e martuar”, ku Roza menjëherë dha një përgjigje të pa pritshme.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.
Mirëpo, Roza nuk dha asnjë informacion se kush mund të jetë i dashuri i saj i ri. /SHQIP.com
/Shqip.com